KUSH JEMI ?
Nëse dëshironi të bëni një arredim të veçantë, me karrige, tavolina, ndënjëse dyshe të dizenjuara dhe krijuara me modele speciale, të bukura dhe rehatshme, të ndryshme nga ato që shihni çdo ditë apo nëpër dyqane dhe magazine, Alfast Shpk është aleati juaj, fabrikat apo ekspozitat e të cilit duhet ti vizitoni.
Kjo sepse Alfast Shpk ka ardhur hyrë në treg, për të sjellë modelet më moderne, më të veçanta dhe më inovative që mund të egzistojnë, me një cilësi dhe dezajn që konkuron në itali, dhe mbarë europën.
Alfast Shpk prodhon vetëm mallra me cilësi eksporti, të cilat mund të shiten kudo në europë, por edhe shqipëri, duke arreduar lokale, restorante, hotele dhe vila, si në ambiente të jashtme dhe të brendshme.
Kjo kompani ka synuar gjithnjë të nxjerrë produkte rezistente dhe cilësore të cilat ti qëndrojnë kohës dhe kushteve të ambientit, të pershtatshme edhe për hapësirat e hapura , oborre, ballkone, sheshe lokalesh te hapura të pambrojtura nga moti ( shiu, bora etj ).
Kompania është zgjeruar duke ofruar produkte të tjera për hotelet e restorante bregdetare duke përfshire shezlone, çadra plazhi të disa llojeve, tavolina e karrige zyrash.
Pak Histori...
Alfast SH.P.K është një subjekt i themeluar 04.11.2002 dhe e regjistruar 13.11.2002 kur kjo kompani ka filluar te kryejë aktvitetin e saj duke ofruar produkte dhe shërbime për rinovimin e lokaleve , bareve, dhe restoranteve me modele moderne te ndenjësve, karrigeve, kolltuqeve dhe të tavolinave.
